Furra Ramjan80 është me diametër të brendshëm 80×80 cm dhe dera e furrës 47×27 cm. Dizajni i jashtëm i furrës personalizohet nga Ju. Furra vjen me termostat tregues (0 – 550*C) për kontrollimin e temperaturës së brendshme t’furrës. Dizajni i jashtëm i furrës është Guri nga fshati i Gllarevës, Klinë.

 

Furra është e formume nga dy pjesët kryesore

  • KUPOLLA – ndihmon për ruajtjen e nxehtësisë së brendshme, gjithashtu sipërfaqja e kupollës ndihmon në pjekjen e ushqimeve. Furra ka izolim dy shtresorë.
  • DYSHEMEJA – është pjesa kryesore dhe siguron pjekjen nga transmetimi i energjisë së akumuluar. Dyshemeja e furrës është me tullë të shamoti 6x11x22 cm
  • TAVOLINA – dimensionet e tavolinës janë 100x100x80 cm. Tavolina është aksesorë ekstra, gjithashtu bëhet me porosi. Është e punuar nga një bazë e fortë e çelikut.
Furra i shfrytëzon të tri llojet e transferimit të nxehtësisë: përçimi, konveksionin dhe rrezatimin.
Përçimi i nxehtësisë bëhet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të ushqimit me dyshemenë e furrës, konveksioni përmes lëvizjes natyrore të ajrit që krijohet nga qarkulliim i oksigjenit për ta ushqyer zjarrin, dhe rrezatimi si energji e nxehtësisë së diellit që udhëton nga dielli në tokë, për të rritur drunjtë që krijojne zjarrin me të cilin ngrohet furra, e cila e rrezaton atë nxehtësi në ushqimin që është vendosur brenda në furrë.
Diametri i brendshëm

80×80 cm

Dera e Furrës

47×27 cm

Temperatura

0 – 550*C

Pesha

350-400 kG

Dimensioni i jashtëm

100x100x50 cm

Kapaciteti

2 pizza të mesme 30cm

Koha e nxehjes

45-60 minuta

Dyshemeja e furrës

Tullë e shamotit 6x11x22 cm