🔥 Furra PiceVogel60 – Zemra e çdo Pizza Party!
Nëse jeni adhurues i shijes autentike të picës së përgatitur në zjarr të drurit – dhe nuk doni të humbni asgjë nga ajo përvojë tradicionale – atëherë Furra PiceVogel60 është zgjedhja perfekte për ju!
Me një diametër të brendshëm prej 60×60 cm, kjo furra kompakte por e fuqishme është projektuar për performancë të lartë dhe pjekje të shpejtë. Dera e furrës (35×25 cm) ofron qasje të lehtë për vendosjen dhe kontrollin e picave, ndërsa termostati tregues (0 – 550°C) ju jep kontroll të plotë mbi nxehtësinë, për rezultate të përsosura – çdo herë.
🎉 Ideale për festa, mbrëmje me miq apo darka në familje, kjo furra sjell në shtëpinë tuaj atmosferën e një pizzerie autentike italiane.
✅ Karakteristikat Kryesore:
-
Dizajni personalizohet nga Ju – Zgjidhni ngjyrën, materialin dhe detajet që i përshtaten ambientit tuaj.
-
Kupolla me izolim një shtresor mban nxehtësinë të përqendruar brenda, për pjekje të barabartë dhe efikase.
-
Dyshemeja e ndërtuar nga tullë shamoti 6x11x22 cm garanton ruajtjen dhe transferimin ideal të nxehtësisë, duke krijuar atë kore të lezetshme që picat e mira nuk mund të jenë pa të!
-
Tavolina me përmasa 49x60x80 cm është opsionale, e ndërtuar nga bazë çeliku, e fortë dhe funksionale – një aksesor që kompleton të gjithë përvojën.
♨️ Teknologji e Natyrshme e Pjekjes – 3 Forma të Transferimit të Nxehtësisë:
-
Përçimi – Pjekja nga poshtë përmes kontaktit direkt të picës me tullën e ngrohur.
-
Konveksioni – Qarkullimi natyral i ajrit të nxehtë mban temperaturën konstante në të gjithë hapësirën.
-
Rrezatimi – Nxehtësia që reflektohet nga kupolla i jep ushqimit një pjekje të thellë dhe të shijshme.
🌤️ Instalim i përshtatshëm – Brendshëm ose Jashtë
E përshtatshme për çdo ambient, PiceVogel60 mund të instalohet si brenda në kuzhinë, ashtu edhe jashtë në oborr, verandë apo kopësht, duke e bërë atë zgjedhje të gjithanshme për çdo stil jetese.




