Furra TulleKuqe80 është me diametër të brendshëm 80×80 cm dhe dera e furrës 47×27 cm. Dizajni i jashtëm i furrës personalizohet nga Ju. Furra vjen me termostat tregues (0 – 550*C) për kontrollimin e temperaturës së brendshme t’furrës. Duhen rreth 30 minuta për tu ngrohur deri në 300 gradë. Dy pica mund të piqen njëkohësisht në pak minuta. Të gjitha furrat mund të instalohen si brenda ashtu edhe jashtë.

Furra është e formume nga dy pjesët kryesore

  • KUPOLLA – ndihmon për ruajtjen e nxehtësisë së brendshme, gjithashtu sipërfaqja e kupollës ndihmon në pjekjen e ushqimeve. Furra ka izolim dy shtresorë.
  • DYSHEMEJA – është pjesa kryesore dhe siguron pjekjen nga transmetimi i energjisë së akumuluar. Dyshemeja e furrës është me tullë të shamoti 6x11x22 cm
  • TAVOLINA – dimensionet e tavolinës janë 100x100x80 cm. Tavolina është aksesorë ekstra, gjithashtu bëhet me porosi. Është e punuar nga një bazë e fortë e çelikut.

 

Furra i shfrytëzon të tri llojet e transferimit të nxehtësisë: përçimi, konveksionin dhe rrezatimin.
Përçimi i nxehtësisë bëhet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të ushqimit me dyshemenë e furrës, konveksioni përmes lëvizjes natyrore të ajrit që krijohet nga qarkulliim i oksigjenit për ta ushqyer zjarrin, dhe rrezatimi si energji e nxehtësisë së diellit që udhëton nga dielli në tokë, për të rritur drunjtë që krijojne zjarrin me të cilin ngrohet furra, e cila e rrezaton atë nxehtësi në ushqimin që është vendosur brenda në furrë.
DIAMETRI I BRENDSHËM

80×80 cm

DERA E FURRËS

47×27 cm

TEMPERATURA

0 – 550*C

PESHA

350-400 kG

DIMENSIONI I JASHTËM

100x100x50

KAPACITETI

2 pizza të mesme 30cm

KOHA E NXEHJES

45-60 minuta

DYSHEMEJA E FURRËS

Tullë e shamotit 6x11x22 cm